Putin: Marrëveshja Ukrainë-BE “kërcënim i madh” për ekonominë e Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2013, 20:40
Presidenti rus Vladimir Putin ka folur kundër politizimit të vendimit të Ukrainës për të shtyrë planet për përafrim me BE-në, dhe i ka bërë thirrje Bruskelit të kursehet “nga komentet e ashpra” rreth këtij vendimi.Putini ka folur sot gjatë një vizite në Itali, dhe ka shtuar se Ukraina, BE-ja dhe Rusia duhet të ulen dhe të diskutojnë hapat e metutjeshëm pas vendimit të Kievit për të pezulluar planet e nënshkrimit të marrëveshjeve me BE-në.Më heret gjatë ditës, kryeministri ukrainas, Mykola Azarov pranoi se Rusia kishte propozuar shtyerjen e planeve që lidheshin me BE-në.Njëkohësisht, mijëra njerëz po protestojnë kundër pezullimit të planeve për integrim në BE, duke i kërkuar qeverisë ndryshim të kursit dhe heqje dorë nga vendimi.