Sulme në Irak, shpërthime vdekjeprurëse në Bagdad dhe Mosul

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një varg sulmesh me bomba në Irak.16 persona humbën jetën dhe afro 40 të tjerë janë plagosur në sulmin e dyfishtë në Bagdad. Shpërthimet kanë ndodhur jashtë një kafeneje në lagjen Sadrija, të banuar me shumicë myslimane Shiite.Ndërkaq në një tjetër sulm, tre civilë dhe një polic mbetën të vrarë, kur një bombë shpërtheu në një rrugë të mbushur me njerëz në qytetin verior të Mosulit.Dhuna sektare në Irak ka nisur të shënojë rritje qysh në muajin prill.Mbi 1,000 persona raportohet të kenë humbur jetën në këtë vend vetëm gjatë muajit të fundit.