SHBA kundër krijimit të zonës së re të mbrojtjes ajrore nga Kina
Shtetet e Bashkuara nuk do të respektojnë zonën e re të mbrojtjes ajrore të Kinës në Detin e Kinës Lindore dhe janë të përgatitur të mbrojnë avionët e tyre që hyjnë në këtë rajon.Pak kohë pasi Kina deklaroi se po krijonte një Zonë të Mbrojtjes Ajrore në Detin e Kinës Lindore, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel lëshoi një deklaratë që dënon këtë veprim duke thënë se politika e re kineze nuk do të ndryshojë mënyrën se si Shtetet e Shtetet do të kryejnë operacionet ushtarake në rajon.Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli i ushtrisë amerikane Steve Warren e bëri edhe më të qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara në lidhje me këtë çështje."Kur do të fluturojmë në këtë zonë ajrore ne nuk do të regjistrojmë planet e fluturimit. Ne nuk do të japim sinjalin tonë identifikues, frekuencat dhe emblemën tonë."Këto janë katër gjërat që Warren thotë se Kina tani kërkon nga çdo mjet fluturimi që hyn në këtë zonë, e cila përfshin ishujt Senkaku mbi të cilët Pekini ka një mosmarrëveshje me Japoninë."Këto gjëra nuk u kërkuan nga ne javën e kaluar. Forcat amerikane mund të fluturonin në këtë zonë pa patur nevojë të japin informacione mbi këto gjëra. Ne do të vazhdojmë të mos i bëjmë këto gjëra."Shtetet e Bashkuara thonë se zona është hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe janët të përgatitura për të mbrojtur avionët e tyre kundër një sulmi kinez mbi avionët ushtarak amerikan.Aeroplanët ushtarak të Shteteve të Bashkuara që fluturojnë në rajon janë pjesë e stërvitjeve ushtarake dhe zakonisht janë të paarmatosur.Zyrtarët e Pentagonit thonë se forcat amerikane gjithmonë ruajnë aftësinë për të mbrojtur veten e tyre, por nuk specifikuan se çfarë asete Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin në rast të ndonjë agresioni kinez.