Franca mbështet avancimin e statusit të Palestinës në OKB
Franca tha se do të votojë për ta avancuar statusin e Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara nga “vëzhgues” në “shtet joanëtar”.Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë për kërkesën palestienze më 29 nëntor.Ministri i Jashtëm, Laurent Fabius i tha parlamentit se Franca, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, “do të votojë për”.Të hënën, lëvizja militante Hamas ka thënë se e mbështet kërkesën e presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas.Veprimi i Hamasit është parë si një shenjë e afrimit të rivalëve politikë palestinezë. Hamasi ka kundërshtuar më parë këtë veprim pasi kjo nënkuptonte njohjen indirekte të Izraelit.Abbas kontrollon Bregun Perëndimor, ndërsa Hamasi qeveris Rripin e Gazës, ku militantët patën një konflikt tetë-ditor me Izraelin, i cili përfundoi javën e kaluar.