Egjipt, “Vëllazëria Muslimane” anulon protestën në Kajro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2012, 07:49
Partia islamike “Vëllazëria Muslimane” anuloi protestën në Kajro, ndërsa situata në vend u tensionua pas dekretit të presidentit Mohamed Mursi, që u konsiderua si zgjerim i pushtetit të tij.Të hënën, Mursi u takua me gjykatësit e lartë të vendit, të cilëve u garantoi se dekreti i firmosur prej tij ka të bëjë me cështjet kryesore, që lidhen me sovranitetin.Ende nuk ka një reagim nga gjykatësit. Disa udhëheqës të opozitës egjiptiane, përfshirë edhe fituesin e çmimit Nobel të Paqes, Mohamed El Baradei, thanë se nuk do të dialogojnë me presidentin, derisa ai të tërheqë të ashtuquajturën “deklarata kushtetuese”.Dekreti i firmosur javën e kaluar nënvizon se asnjë autoritet në vend nuk mund të rrëzojë vendimet e presidentit.