Shpërthim me bombë në Siri, vriten 10 fëmijë
Skena tmerruese jane shfaqur ne Siri në sytë e dhjetra femijëve qe luanin ne nje shesh lojrash. Dhjete femije jane vrare nga nje bomba thermuese e leshuar ne sheshin e lojrave ne Siri. Bomba thermuese eshte hedhur nga nje avion luftëtar i qeverise siriane.Sipas aktivisteve te opozites fëmijët u vranë kur një avion luftarak bombardoi fshatin Deir el-Asafir, në lindje të Damaskut.Nga bombardimi jane plagosur 15 persona te tjere, denoncojne aktivistet e opozites, te cilët vunë në dukje se rebelët nuk ishin në fshat, por në periferi."Asnjë nga të vdekurit nuk ishte më shumë se 15 vjec", tha Ebu Kasem, një aktivist, per agjencine e lajmeve Reuters.Nje video e postuar në internet tregon kufomat e fëmijëve në terren me nënat e tyre qe vajtojnë mbi trupat.Muajt e fundit, janë rritur zërat qe thonë se qeveria përdor bomba thërrmuese. Megjithate regjimi i Bashar al-Asad e mohon këtë akuzë.Nga një raport i pakonfirmuar nga Komitetet Lokale të koordinimit , nga rrjetet e aktivistëve të opozitës, thotë se numri i të vdekurve në Siri të dielën ishte 117 njerëz, në mesin e tyre 14 fëmijë."Selia e Ushtrisë së Lirisë siriane është strehuar në një shkollë. Duket se avionet nuk kanë gjetur objektivin e tyre. Ka pasur dy avionë, njëri prej të cilëve ngjante me identifikues. Ata fluturuan mbi një orë, "tha aktivisti Mohammed Abdullah.Sipas të njëjtave burime, avion i forcave turke eshte ulur në rajon. Deri tani nuk ka pasur ndonjë koment nga autoritetet turke për incidentin, i cili ndodhi në fshatin Atima, përgjatë kufirit.