Izrael, ministri i mbrojtjes Barak tërhiqet nga politika

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka deklaruar se do të tërhiqet nga jeta politike.Në konferencën për media në Jerusalem, Barak ka thënë se do që të kalojë më shumë kohë me familjen.Barak ka qenë ministër i Mbrojtjes që në vitin 2007, ndërsa ka shërbyer si kryeministër në periudhën 1999-2001.Njoftimi pason tetë ditë luftime ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, të cilat kanë marrë fund të mërkurën e kaluar, me hyrjen në fuqi të armëpushimit.Barak ka thënë se do të mbetet në krye të mbrojtjes së Izraelit deri pas zgjedhjeve të janarit.