Gjermani, zjarri vret 14 punëtorë invalidë në një punishte druri
Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Gjermani. Të paktën 14 persona me aftesi te kufizuar kanë gjetur vdekjen nga flaket e medha ne nje punishte druri dhe metali në Titisee-Neustadt të Gjermanisë. Raportohet se flaket kane perfshire ndertesen gjate kohes se nje seminari per njerezit me aftesi te kufizuar.Deri me tani eshte bere e ditur se 14 persona humben jeten dhe shume te tjere jane te plagosur. Flakët ka nisur rreth ores 14:00 kohës lokale në nje ndërtesë dy-katëshe, që ndodhet jo shumë larg nga qyteti i Freiburg.Flakët që përfshinë fabrikën e mbështetur nga fondacioni "Caritas" në Titisee-Neustadt, u përhapën me shpejtësi nëpër gjithë ambientin duke bërë të pamundur daljen e personave që ndodheshin në punë në atë orar. Rreth 50 njerëz janë llogaritur të kenë qenë në ndërtesë gjate asaj kohe."Ne mund të ju them se ne kemi 14 të vdekur. Procesi i identifikimit është në vazhdim", tha zëdhënësi i policisë lokale Karl-Heinz Schmid per mediat gjermane.