Tibet, studentët në protestë

Një turmë studentësh tibetianë ka protestuar në provincën e Kingait për shkak të shtimit të rasteve të vetëdjegies në shenjë proteste ndaj regjimit të Kinës.Raportohet se mbi 1 mijë studentë morën pjesë në protestë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga përmbajtjet e një libri. Të paktën 20 studentë u dërguan në spital, raportojnë mediat lokale dhe grupet e aktivistëve.Katër raste vetëdjegieje u regjistruan gjatë së dielës dhe së hënës në provincat Gansu, Siçuan dhe Kingai. Mediave të huaja u ndalohet të hyjnë në rajonet e Tibetit, gjë që bën të vështirë verifikimin e rasteve të vetëflijimit në mënyrë të pavarur.Protesta e mëngjesit ishte e qetë, derisa mbërriti policia, raporton radioja, sipas të cilës ngjarjet që rodhën më pas janë të paqarta.Të paktën 20 persona u dërguan në spital për mjekime të specializuara, shton më tej stacioni radiofonik. Nga katër tibetianët që i vunë flakën vetes në katër ditët e fundit, tre prej tyre kanë vdekur.