Zhvarrohet sot lideri palestinez Jaser Arafat
Eshtrat e liderit legjendar palestinez Jaser Arafat do të zhvarrosen sot e do t’i nënshtrohen analizave të imtesishme me qëllimin të sqarohet një herë e mirë nëse vdekja e tij ne Paris në vitin 2004, që pasojë e helmimit.Raporti mjekesor tregon se Arafati 75-vjeçar ndërroi jetë për shkak të një hemoragjie cerebrale. Po Franca çeli në muajin gusht një hetim pasi ekspertët zviceranë, të punësuar nga nje ekip televiziv qe po realizonte një dokumentar mbi udhëheqësin historik palestinez, zbuluan një substancë radioaktive në sendet e tij personale, polonium 210.Varri i Arafatit në Ramallah të Bregut Perendimor u bllokua në fillim të muajit, dhe me t’u nxjerrë trupi nga mauzoleumi i gurtë, shkencetarë nga Franca, Zvicra e Rusia do të marrin kampione e do t`i analizojnë.Secili ekip do të kryejë analizat në mënyrë të pavarur, e më pas trupi do të varroset sërish me nderime ushtarake.Njeriu që drejtoi per 35 vjet organizaten për Çlirimin e Palestinës dhe në 1996-n u bë presidenti i parë i Autoritetit Palestinez, pati një perkeqësim të menjëhershëm të shëndetit tetorin e vitit 2004 dhe më pas ndërroi jetë.