OKB: 9.8 milionë njerëz të prekur nga Tajfuni Haiyan

Një zyrtar i lartë i OKB-së për ndihmat humanitare ka deklaruar se rreth 10 milionë njerëz në Filipine janë prekur nga taifuni masiv që shkatërroi vendin të premten.John Ging, drejtor i zyrës së operacioneve humanitare të OKB-së, u tha gazetarëve se 9.8 milionë njerëz janë prekur dhe 660 mijë janë zhvendosur nga siç tha ai tajfuni më i fuqishëm i regjistruar në gati një shekull.Ging tha se dëmet janë të mëdha dhe OKB është duke u mobilizuar për një përgjigje masive."Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj ndërkombëtarë në mesin e OJQ-ve, mbështesin përpjekjet që kanë në fokus së pari përmbushjen e nevojave për ushqim, strehim, kujdes shëndetësor, për të parandaluar shpërthimin e katastrofave shëndetësore pasi tani vlerësohet se mbi 10 mijë njerëz kanë humbur jetën".Ging shprehu shpresën se numri i të vdekurve nuk do të rritet edhe më tej, por tha se të gjithë duhet të jenë të përgatitur për skenarin më të keq ndërkohë që ekipet e para të ndihmave përgatiten të arrijnë në zonat e largëta të rajoneve të goditura nga tajfuni.Ai përgëzoi autoritetet e Filipineve, për të cilët ai tha se janë duke reaguar në një mënyrë "shumë mbresëlënëse".Zyrtari i lartë i OKB-së tha se përpjekjet për të ndihmuar ata që janë në nevojë janë të komplikuara për shkak të kufizimeve logjistike, duke përfshirë dëmtimin e infrastrukturës, rrugëve dhe aeroporteve.Shefja e OKB-së për çështjet Humanitare Valerie Amos ka shkuar në Filipine, ku sot ajo do të nisë një apel për fonde. Ndërkohë, OKB-ja ka ndarë 25 milion dollarë nga Fondi i saj Qendror i Ndihmës Emergjente për të ndihmuar agjencitë e ndihmave të mobilizohen për operacionet në Filipine.Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar shpejt ndaj gjendjes në Filipine, duke dërguar atje avionë të ngarkuar me furnizime emergjente, ekipe mjekësore dhe ekipe të kërkim shpëtimit.