Bisedimet me Iranin, në fazë “kritike”
Zyrtarët iranianë thanë se bisedimet me fuqitë botërore mbi programin bërthamor të vendit të tyre në Gjenevë kanë arritur një fazë “kritike”, teksa Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologët europianë të tij morën pjesë në negociatat me kryediplomatët e Iranit, gjatë orëve të vona të natës.Bisedimet mes delegacionit iranian, të kryesuar nga ministri i Jashtëm, Javed Zarif, Sekretarit John Kerry dhe shefes për Politikat e Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, përfunduan mbrëmjen e së premtes pa një marrëveshje të nënshkruar, por të gjitha palët kanë lavdëruar progresin që është bërë gjatë gjithë negociatave të së premtes.“Kemi arritur një pikë të rëndësishme tepër kritike”, tha zëvendës/ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në komentet e transmetuara nga kanali iranian “Press TV”, përpara takimit.“Negociatat kanë arritur kulmin, një situatë tepër e ndjeshme, dhe tashmë ka nevojë për vendimmarrje të niveleve të larta”, tha ai, duke iu referuar ardhjes së ministrave të Jashtëm.Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe sot, në ditën e tretë të tyre në Gjenevë.