Edhe Britania përgjoi Gjermaninë, thirret Ambasadori
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka kërkuar nga ambasadori i Britanisë në Berlin që të shpjegojë raportet e mediave, të cilat thonë se agjencia britanike e inteligjencës ka operuar me një stacion të fshehtë spiunimi në ambasadë.Guido Westerwelle ka thirrur ambasadorin britanik, pas raportit që ka publikuar të martën gazeta londineze “The Independent”."The Independent" shkruante sot se misioni diplomatik i Londrës mund të ketë një zyrë të posaçme përgjimi në godinën e përdorur prej tij.Gazeta e pavarur britanike citonte per keto pohime te saj dokumente te Agjensise Amerikane te Sigurise Kombetare, te cilat lene te kuptohet se Mbreteria e Bashkuar mund te kete perdorur pajisje te teknologjise se larte te vendosur ndoshta ne catine e ambasades.Për Berlinin zyrtar, çdo aktivitet i tillë përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Një zëdhenës i David Cameronit sqaroi se kryeministri britanik nuk ka diskutuar me kancelaren Angela Merkel mbi akuzat në fjale dhe për më tepër, as nuk ka në plan ta zhvilloje një bisedë të tille.Ai refuzoi të komente mbi çështjet e sigurisë, por tha vetem se Sherbimet Sekrete Britanike operojne brenda nje "kornize ligjore te qarte e te fuqishme ligjore".Edhe pas dokumenteve te fundit ku mbeshtetej raporti i "The Independent", qendron serish ish-kontraktori i NSA-se, Eduard Snowden.Ato shoqerohen me fotografi te marra nga ajri dhe informacione mbi aktivitete te shkuara spiunazhi ne Gjermani, çka le te kuptohet se Britania drejton nje stacion pergjimi i cili mbulon Bundestagun dhe zyrat e Angela Merkelit.Fotot e ambasades ne Berlin tregojne mbi çatine e saj nje strukture te bardhe, te ngjashme me nje lloje tende, per te cilen gazeta thote se ka qene aty qe nga hapja e ambasades ne vitin 2000.Pajisjet brenda kesaj njesie, shkruan "The Independent", duhet te kene kapacitetin te interceptojne bisedat ne telefona celulare, rrjetin ëi-fi si dhe komunikimet e distancave te gjata ne mbare kryeqytetin gjerman.Pretendimet e pergjimeve britanike vijne ne mesin e furtunes qe shkaktuan njoftimet se Shtetet e Bashkuara kane pergjuar telefonatat e Angela Merkelit qe prej vitit 2002, te cilat sollen dhe nje krize te rende diplomatike mes dy vendeve.