KE, jep sot vlerësimin për ekonominë evropiane

Komisioni Evropian pritet të prezantojë sot vlerësimin e tij më të ri për gjendjen e ekonomisë së Eurozonës të përbërë prej 28 anëtarësh, raporton DPA.Analistët presin që Eurozona të shënojë një rritje modeste në vitin 2014, pas rimëkëmbjes 18 mujore.Komisioni do të japë edhe shifrat e fundit të deficitit buxhetor për vendet anëtare, me theks të veçantë tek vendet si Italia, borxhi i së cilës tejkalonte kufizime financiare të Bashkimit Evropian.Parashikimi i sotëm i Komisionit, vjen dy ditë para se Banka Qëndrore Evropiane të mbajë takimin e saj mujor për vendosjen e përqindjeve të interesit, në kohën kur kjo e fundit po përballet me presione për ta ulur këtë përqindje, në mënyrë që të stimulohet ekonomia evropiane.