Irak,miratohet ligji i ri zgjedhor

Ligjvënësit irakianë kanë miratuar një ligj të ri zgjedhor, pas shumë javësh debate, duke mundësuar kështu mbajtjen e zgjedhjeve vitin që vjen.Kreu i parlamentit Usama al-Nujaifi, tha se Ligji i ri është miratuar me konsensus, çka e bën atë të mirë për të gjithë.Miratimi i ligjit ishte shtyrë vazhdimisht, për shkak të mosmarrëveshjeve mes arabëve dhe kurdëve etnikë, të cilët qeverisin rajonin e tyre në veri të vendit.Miratimi i ligjit shihet si një test esencial për këtë vend, i cili vuan nga ngërçe politike dhe rritje të ndjeshme të dhunës sektare.