Kim Kardashian mike me Cheryl Cole
Ylli televiziv Kim Kardashian dhe këngëtarja Cheryl Cole kanë një admirim të madh për njëra-tjetrën. Kjo duket fare qartë edhe në foto e postuara në Instagram, ku dy bukuroshet duken mjaft të afërta dhe të qeshura krah njëra-tjetrës.
Kim dhe Cheryl kanë qenë të pranishme në koncertin e reperit Kanye West ditën e shtunë në mbrëmje. Ato janë argëtuar shumë nën ritmet e muzikës, ndërkohë që u shfaqën seksi.
Miqësia e tyre ka lindur që në fillim të vitit përmes rrjetit social Twitter ku vajzat kanë shkëmbyer mesazhe respekti ndaj njëra tjetrës.
Cheryl shkroi gjatë shtatzënisë së Kim: "Unë mendoj se ti je një grua e bukur brenda dhe jashtë. Uroj më të mirat për shtatzëninë tënde". Nga ana tjetër edhe Kim është përgjigjur në rrjetin social për këtë koment: "Mesazhi yt më preku me të vërtetë mua. Faleminderit shumë për suportin dhe pozitivitetin".Në një tjetër intervistë Kim e cilësoi këngëtaren të ëmbël dhe të bukur.