Shokohet me të shkuarën e mamase së tij
Justin Bieber u rrit, mbushi 18-vjeç, aq sa janë të mjaftueshme për të patur dijeni për të shkuarën e dhimbshme të mamasë së tij.Megjithatë, këngëtari kanadez deklaroi se ishte shokuar nga te vërtetat e mësuara nëpërmjet ditarit të nënës së tij 37-vjeçare, Pattie Mallette.Mallette rrëfen në ditarin e saj për vitet e vështira në adoleshencë me babain e Justin, Jeremy Bieber. Ajo tregon për abuzimin seksual që kishte pësuar, varësine e krijuar ndaj lëndeve narkotike e deri tek përpjekja per t'u vetëvrare para se të mbetej shtatzanë me këngëtarin."Për mua ishte mjaft e vështirë të lexoja atë ditar, megjithatë une e mbështes mamanë që ta shkruajë libër historinë e saj. Tani jam i rritur. Kur isha fëmijë mamaja nuk më ka folur kurrë për këto", deklaroi Bieber.Këngëtari nuk është i vetmi i shokuar nga rrëfimet e 37-vjeçares. Edhe prindërit thanë se ndjeheshin të tronditur dhe se nuk kishin patur dijeni për asnjë prej vuajtjeve të vajzës së tyre deri më sot.