Del ne ankand, ja ofertat e cmendura për të...

David Beckham deklaroi se ndeshja e Kupes se Amerikes ndaj Houston Dynamo do te jete e fundit per te me fanelen e LA Galaxy, por jo e fundit në karrierë.Menjëhere pas kësaj deklarate klube milarderesh në cdo cep të bote janë vënë në lëvizje me ofertat për të patur shërbimet e tij, që për hir të se vërtetës më shumë të vlefshme janë në fushën e marketingut se sa ne fushën e blertë, nisur nga mosha e lojtarit.Por kush janë këto oferta? The Sun publikoi 6 alternativat e Beckham me avantazhet e seciles prej tyre per futbollistin dhe familjen e tij.Oferta e pare eshte ajo prej 270 mije eurosh ne jave qe mberrin nga sheiket e PSG-se. Pervec pages se majme, Parisi konsiderohet si nje nder kryeqytetet e modes dhe nje mundesi e mire per bashkeshorten e tij Victoria.Plot 435 mije euro ne jave ofrojne kinezet e Shangai Shenua, ndersa familja do te njihet me nje kulture dhe gjuhe te re per femijet.220 mije euro dhe Beckham qendron ne Shtetet e Bashkuara, por jo me me LA. Oferta vjen nga New York Cosmos. Avantazhet: femijet do te vazhdojne te jetojne ne Amerike pa qene nevoja te sforcohen per t'u pershtatur me ambientin apo kulturen, si dhe bashkimi me nje mik te vjeter te Manchester United; Eric Cantona qe eshte drejtor teknik i skuadres njujorkeze.270 mije euro ne jave vijne nga Brazili me dy mundesi, Botafogo ose San Paolo. Avantazhet; festat dhe klima.245 mije euro ne jave eshte oferta qe mberrin nga Australia, edhe ketu me mundesine e zgjedhjes mes Melbourne Heart dhe Adelaide United. Avantazhet; klima plazhi dhe…kukullat.Alternativa e fundit eshte nga Afrika e Jugut ku Kaizer Chiefs ofrojne 220 mije euro ne jave plus klimen tropikale dhe jetesen ne nje qytet qe po zhvillohet me ritme marramendese; Johanesburg.