Rusi, Madonna pro-homoseksualëve, rrëzohet padia ndaj saj
Madonna u ka shpëtuar probleme ligjore në Rusi, ku është vendosur të mos pranohet padia e ngritur ndaj saj. Mbretëresha e muzikës pop u akuzua për kryerje të propagandës pro-homoseksualëve gjatë koncerti të saj në Shën Petërsburg, duke shkelur kështu ligjet lokale.Në padi ishin kërkuar 8,3 milionë euro, por gjykata ka vendosur të mos pranojë padinë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat kanë nënvizuar se shpenzimet e gjyqit janë paguar nga pala paditëse. Promotorët e aksionit ligjorë ishin një grup besimtarësh ortodoksë, të cilët paraqitën bashkë me padinë një video ku Madonna shfaqet duke shkelur një kryq ortodoks dhe i ka kërkuar publikut të ngrejë duart, ku më parë kishin vendosur një byrzylykë të kuq, të shpërndarë në hyrje të stadiumit ku u zhvillua koncerti i saj.Madonna nuk është paraqitur në gjyq në asnjë nga tre seancat e zhvilluara për këtë çështje. ndërkohë paditësit kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin.