"Show" nudo i spikerit ne avionin e "777 Tour" te Rihannas

Gazetarët që kanë zgjedhur të ndjekin Rihannën për turin e saj të fundit, me siguri do të kenë qenë duke pyetur veten se ku është këngëtarja, e cila kishte disa ditë që nuk shfaqej për ta. Kështu ka menduar një Dj e spiker radiofonik australian për të gjallëruar paksa 150 reporterë dhe fansa të pranishëm në avionin e "777 Tour" të "bad-girl" nga Barbadosi.Tim Dormer është shfaqur papritmas i zhveshur, për të realizuar një performancë që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në bord, por kjo ka qenë edhe një lloj proteste kundrejt Rihannas, për faktin se u ka bërë bisht intervistave gjatë udhëtimi dhe ka shmangur gazetarët.Në këtë mënyrë, rreth orës 3:30 të mëngjesit gjatë udhëtimit nga Berlini në Londër, ndodhi "show" surprizë me spikerin radiofonik, i cili filloi të vrapojë përgjatë korridorit të avionit, teksa gazetarët e tjerë bërtisnin: "Shpëtoni vendet tona të punës!". Ndërkohë që kërkonin "të paktën një frazë" nga Rihanna, e cila ka vazhduar të mos dalë në pah.