Zhvishet për klipin e ri

Është hera e parë që Jessie J zhvishet, e këtë e ka bërë për klipin e këngës më të re "Silver Lining(Crazy ABout You)".Jessie shihet nudo e ulur në një karrige dhe në trupin e saj reflektojnë imazhe nga pjesë të filmit "Silver Linings Playbook" me aktorët Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence .Në fakt imazhe të këtij filmi janë edhe pjesë e klipit më të ri të Jessiet pasi, tema që shtejllohet në film, përkrahja e njëri-tjetrit, dhe përmirsimi i jetës së dy të dashuruarve, është edhe përmbajtja e këngës së Jessie-t.Këngëtarja britanike ka thënë se fundmi se, është duke punuar në albmin e saj të dytë por, pa dhënë ndonjë datë konkrete se kur do dal albumi pasi, ajo ëshë e angazhuar maksimalisht në turneun e parë të saj, "Nice to meet you" që do të nis në mars të 2013-tës.