Lëvizje seksuale mbi... tortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2012, 15:11
Lady Gaga përlyhet me një tortë plot krem, duke stimuluar një akt imagjinuar seksual. Këto imazhe vijnë nga promo e klipit të ri të yllit të "pop"-it, kënga e re e të cilës quhet "Cake". Në pritje për të dalë video e plotë, në rrjet kanë dalë vetëm disa sekuenca të marra nga fotografi të Terry Richardson, që janë të dytat, pas atyre ku ajo shfaqej në vaskë me dy femra të tjera.Këtë radhë, ajo del duke u fërkuar në tortë, me trupin gjysmë të zhveshur, teksa jep përshtypjen e lëvizjeve që kryehen gjatë një marrëdhënieje intime. Në një moment, ajo është kapur nga kamera në një fërkim të çmendur të të pasmeve të saj në pjesën e rrëshqitshme plot me krem.