Paris Hilton hap butik në Mekë dhe shkakton polemika
Milionerja Paris Hilton duket se dëshiron t'i shtojë edhe më milionat e saj, pasi ka vendosur të hapë një butik me emrin e saj në qytetin e shenjtë të Mekës, në Arabinë Saudite. Por, mesa duket vendimi i trashëgimtares së hoteleve Hilton nuk u ka pëlqyer të gjithëve.Reagime të shumta në kundërshtim me vendimin e biondes Hilton kanë vërshuar në rrjetin social 'Twitter' të cilat janë botuara madje edhe në gazetën 'Al Arabia'. Gjithçka ka nisur, kur pas inaugurimit të këtij dyqani me emrin "Paris Hilton, handbags and accessories", ajo vetë, tepër e kënaqur shkruan në 'Twitter': 'E dua shumë dyqanin tim të mrekullueshëm të sapohapur; është i pesti në vend dhe i 42 në botë. Ndihem shumë krenare për markën time në rritje', shkruan Hilton.Por të menjëhershme kanë qenë kritikat ndaj saj po përmes 'Twitterit', me fraza të tipit: "nëse religjioni është kaq i rëndësishëm, përse lejohet Paris Hilton të hapë një dyqan në mekë?".