Vajzat VIP lançojnë modën e mbulimit me shami

Ekstravaganca dhe zhveshja ka qenë ajo që i ka identifikuar shumë femra të njohura të skenës sonë, duke joshur kështu publikun me vithe e gjoks, gjë që ka bërë të shijojnë suksesin qoftë përmes këngës apo dhe pamjes. Por për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të vazhduar me të njëjtin sukses e për t’u përfolur, ato bëjnë edhe të kundërtën, mbulohen!Ka qenë këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ajo e cila gjithmonë ka bërë eksperimentime qoftë në veshje e pamje, duke u shfaqur në mënyrë ekstravagante, seksi por edhe e mbuluar kur e ka dashur momenti.Që nga klipi ”Lavdi ushtarit tim” kur u shfaq e mbuluar, Adelinën e kemi parë edhe nëpër fotosesione të tjera, madje edhe tek klipi ”I love you more” në bashkëpunim me Faudel, e shohim të mbuluar në disa skena me një shami.Njësoj si Adelina, edhe këngëtarja tjetër Leonora Jakupi disa herë ka tentuar të shfaqet me shami në kokë qoftë në koncerte apo fotosesione të ndryshme, pasi ka kënduar edhe ajo disa këngë patriotike. Madje mbulesa këngëtares Jakupi i qëndron shumë mirë, saqë nga fansat është mirëpritur gjithmonë ky look.Shkëndije Mujaj dhe Elvana Gjata janë dy emra të tjerë të njohur, që ditëve të fundit janë shfaqur të mbuluara. Kjo është shumë e çuditshme, duke menduar se Shkëndija është një nga femrat më të zhveshura e cila gjithmonë publikon foto provokative, ndërsa para disa ditëve ka publikuar një foto në të cilën shprehet se është një besimtare e devotshme.Ndërsa Elvana, pas ekstravagancës nëpër klipe, pritet që projektin e ri ta publikojë paksa më serioz, ashtu siç edhe titullohet kënga, ”Beso”. Nuk dihet nëse ky titull ka të bëjë me këngë fetare ku këngëtarja Gjata do t’i këndojë fesë islame.Ajo e cila është mbuluar në Amerikë dhe ka realizuar fotosesion atje, është dhe supermodelja e njohur kosovare Zana Krasniqi, e cila nuk është se shfaqet e veshur kështu gjithmonë. Këto foto janë vetëm disa nga fotosesoni i saj, ndërsa bukuroshen e njohur e kemi parë shpesh të zhveshur.