"Njeriu që rilindi komedinë"

Në ceremoninë e 26-të të Annual American Cinematheque, aktori Ben Stiller, i mirënjohur për performancat e tij në gjininë e komedisë, është nderuar për kontributin e tij në kinematografi.Ai është quajtur "Njeriu që rilindi komedinë". Ndërsa, aktori 46-vjeçare ka thënë me shaka : "Do të jetë e dhimbshme për mua të kapërcej këtë vlerësim, që është më tepër si një copë mishi i pjekur".Marrës të mëparshëm të këtij vlerësimi, kanë qënë Tom Cruise, George Clooney, Julia Roberts, Al Pacino, regjisori Steven Spielberg, etj.Në ceremoni ylli i filmit "Zoolander", ka qenë i shoqëruar nga e shoqja e tij, aktorja Christine Taylor. Ceremonia është zhvilluar në hotelin Beverly Hilton, në Beverly Hills të Kalifornisë.