“Gangnam style” thyen rekorde në You Tube

Me mbi  803 milionë klikime, “Gangnam Style” është bërë videoja më e ndjekur në historinë e Youtube. Klipi i reperit koreano-jugor Psy ka mposhtur edhe Baby të Justin Bieber.E shfaqur në korrik, videoja ka bërë xhiron e botës përmes internetit dhe Psy, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae Song, është kthyer në një superyll në mbarë planetin.Vendi i tij i ka dhënë urdhërin Okgwan, një nga nderimet me prestigjoze në fushën e kulturës të Koresë së Jugut.Gangnam është një lagje super-luksoze në Seul dhe reperi, që kërcen duke u shtirur sikur kalon në pjesët e saj, parodizon jetën e të pasurve.Mes fansave të shumtë kënga ka presidentin Barack Obama, Ban Ki Moon, disidentin kinez Ai Wei Wei dhe kryebashkiakun e Londrës Boris Johnson.