Madonna e prirur për skandale, foto nudo që në adoleshencë!

E cilësuara si mbretëresha e muzikës Pop, Madonna, sapo është bërë pjesë e një tjetër skandali.Janë zbuluar fotografitë ku ajo ka pozuar e zhveshur për fotografin Herman Kulkens.Ky set fotografik është realizuar në vitin 1977 kur ajo ishte vetëm 18 vjeç dhe një studente në universitetin e Michinganit.Në fotografinë  e parë ajo shfaqet gjysmë e zhveshur, me një këmishë meshkujsh, por vërtetë provokuese.Ndërsa në fotografinë e dytë shfaqet së bashku me një vajzë tjetër.Këto fotografi nuk ishin bërë publike, por pas famës së saj duket se rrjedha e gjërave ndryshoi.