Dëshiron të adoptojë një vajzë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2012, 13:54
Aktorja Katie Holmes, ish-gruaja e aktorit Tom Cruise,të cilët janë divorcuar në muajin gusht, po planifikon të adoptojë një vajzë, sepse vajza e saj Suri dëshiron një motër. "Suri vazhdimisht thotë se dëshiron një motër.Ajo madje lutet cdo natë për atë, aq sa e ka prekur shumë Katie-n. Prandaj, ajo ka vendosur të shtojë numrin e anëtarëve të familjes në vitin e ardhshëm",Aktorja ka një mardhënie shumë të afët me vogëlushen e saj,dhe është e pamundur që mos të plotësojë dëshirat e saj.Prandaj shumë shpejt pritet që familjes së tyre të vogël,ti shtohet edhe një pjestare.