BE, raund të ri bisedimesh me Turqinë për integrimin
Bashkimi Europian ka vendosur të zhvillojë një raund të ri bisedimesh me Turqinë. Pritet që bisedimet të fillojnë më datë 5 Nëntor pas një ngrirje 3 vjeçare të bisedimeve. Komisioneri për zgjerimin e BE, Stefan Fule, u shpreh se këto negociata do ti vijnë në ndihmë Ankarasë për implementimin e reformave demokratike."Zhvillimet e fundit në Turqi shprehin qartë rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të Be e cila është një etapë për reforma demokratike"tha ai.Bisedimet që filluan në vitin 2005 pas 18 vitesh që Turqia aplikonte për tu bërë pjesë e BE, u shtynë pasi Gjermania kundërshtoi futjen e Turqisë në BE pas shtypjes së trazirave në Ankara. Shteti turk ka hasur një sërë pengesash politike në lidhje me çështjen e Qipros, të cilat kanë zvarritur proçesin prej vitesh.Kryeministri Erdogan foli me nota ironike në lidhje me këtë vendim duke thënë:"Evropa është mjaftueshëm bujare për të kritikuar vendet kadidate të Be dhe ne po presim që ajo të bëjë vetë kritikë dhe të shkruajë progress raportin e vet".Vendimi vjen pas vlerësimeve që dha Komisioni Evropian në fillim të muajit tetor për reformat më të fundit juridike të implementuara në Turqi dhe për një paketë të re ligjesh që flasin për një proces paqeje me kryengritësit kurdë.Por raporti përveç fjalëve të mira, e kritikon policinë turke për përdorim të dhunës në protestat që tronditën Turqinë në fund të muajit Maj të këtij viti. Në protestat e zhvilluara kundër ndërtimit të Parkut Gezi në Stamboll mbetën të vrarë 6 persona, 8.000 të tjerë mbetën të lënduar nga dhuna policore dhe mijëra të tjerë u arrestuan. Turqisë i duhet të zhvillojë rreth 30 raunde bisedimesh që të bëhet shteti i 29-të anëtar i Bashkimit Evropian.Ndërsa Egemen Bagis, Ministri për marrdhëniet me BE u shpreh entuziast për vendimin duke thënë:"Shpresojmë që marrdhëniet Turqi-BE të bëhen më të rregullta dhe së shpejti do të përjetojmë një ekperiencë kur barrierat jologjike, të panevojshme dhe të pakuptueshme politike të zhduken".Ai mendon se këto marrdhënie do të fokusohen më shumë në çështjet e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes.