Dërgohet urgjentisht për në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2012, 10:09
Këngëtarja, Selena Gomez është dërguar të hënën urgjentisht në një spital në Los Angelos për shkak të disa problemeve me fytin.Këngëtarja ka pasur dhimbje të mëdha të fytit dhe i është dashur që të drejtohet në emergjencë për ti'u nënshtruar disa trajtimeve.Selena kohëve të fundit ka pasur probleme me fytin dhe shkaku i kësaj i është dashur të anulloj disa incizime të këngëve të saj.Një ditë më pare, ajo është parë së bashku me Jusitin Bieber duke shijuar "American Music Awards", dhe me menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes, Selena është drejtuar urgjentisht për në spital.Ndërkaq, mjekët nuk kanë thënë saktë se për çfarë komplikimi bëhet fjalë por se duhet pritur deri në publikimin e rezultatit të analizave mjekësore.