Falenderon popullin Turk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2012, 11:00
Në kuadër të turneut të saj botërorë, "Dance Again", ylli botërorë Jennifer Lopez ka qëndruar edhe në Stamboll.Duket se atje këngëtarja dhe aktorja është kënaqur prandaj, ka mësuar edhe disa fjalë në gjuhën turke, të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për popullin turk."Të dua në gjuhën turke" shkroi bukuroshja ndër të tjera në faqen e saj Twitter.Jennifer në Stamboll ka qëndruar për tre netë dhe duket se këto do të jenë të paharrueshme për të, ose të paktën kështu shprehet ajo.Lopez prej muajsh ka nisur turneun e saj botërorë në të cilin shpesh është bashkangjitur edhe këngëtari Enrique Iglesias