Justin Bieber fajëson miqtë e tij për bizhuteritë e humbura!

Krijuesi i hitit "As Long As You Love Me", Justin Bieber, së fundmi mësohet se ndihet vërtetë konfuz për shumë vendime që ka marrë dhe dilema të momentit.Ështe bërë me dije se në shtëpinë e tij në Calabasas në Kaliforni, mungojnë disa nga aksesorët më me vlerë dhe më të shtrenjtë që këngëtari kishte.Për këtë ngjarje të ndodhur, Justin ka fajësuar miqtë e tij më të ngushtë, Lil Twist dhe Lil Za. Thuhet se të dy rapperët ndihen shumë të ofenduar për dyshimet që Justin  ka hedhur.19-vjeçari, në mënyrë të menjëhershme ka shfaqur pakënaqësitë e tij dhe nuk i ka mirëpritur më në shtëpi.Ditën e Martë, këngëtari me famë botërore duke dashur t`i japë fund këtyre thashethemeve, postoi një status në të cilin shkruante :"Mos i dëgjoni thashethemet që qarkullojnë. Unë ende vazhdoj t`i kem aksesorët e mi".Por sipas redaksisë së njohur të lajmeve “TMZ”, ky postim është fshirë në më pak se  gjysmë ore pasi u publikua.Lil Za, Lil Twist dhe Justin, dikur ishin etiketuar me epitetin "Miqtë e pandashëm", dhe që prej fillimit të këtij muaji kur ndodhi dhe ky incident, ata nuk janë fotografuar më nën shoqërinë e njëri-tjetrit.