Jim Carrey ribashkohet me Jeff Daniels pas 20 vitesh!
Jim Carrey është një ndër aktorët më të suksesshëm të filmave komedi.Aktori dallohet për humorin e tij të theksuar, prerjet e çuditshme të flokëve, mimikat e ndryshme qesharake të cilat janë të pranishme në çdo film të tij, e shumë të tjera.
Pas rolit të dikurshëm të Lloyd Christmas në vitin 1994 , përkrahë mikut të tij të ngushtë Jeff Daniels, mësohet se ka marë përsipër një rol të ri ku do të shfaqet sërish përkrahë Jeff, i cili në filmin e dikurshëm quhej Harry Dunne.
Ata kanë nisur xhirimet e filmit "Dumb and Dumber", pikërisht në Atlantë. Ditën e martë Jim dhe Jeff, u fotografuan gjatë disa skenave ku po luanin.Të dy dukeshin shumë të qeshur dhe shpesh u vu re të shkëmbenin batuta të ndryshme me njëri-tjetrin.
Jeff i cili fitoi një çmim “Emmy” ditën e Dielë për rolin e tij të suksesshëm në filmin " The Newsroom", ishte ai i cili lajmëroi nisjen e xhirimeve, si dhe dha detaje në një intervistë ku bënte të ditur vendin se ku do të xhirohej "Dumb and Dumber".
Ai nuk harroi të theksonte me krenari se këtë herë, një tjetër aktor do të ishte dhe miku i tij prej vitesh, Jim Carrey.
Ky film, suksesi i të cilit është i sigurt, pritet të dalë gjatë vitit të ardhshëm.