Kinë, politikani Bo Xilai dënohet me burgim të përjetshëm

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin Bo Xilai, lidhur me akuzat për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës.Dënimi ende nuk është i formës së prerë, pasi Bo Xilai ka të drejtë ankese ndaj vendimit të sotëm gjyqësor.Ai ishte anëtar i Politbyrosë së Partisë Komuniste dhe shef i degës në qytetin Çongqing.Xilai i ka hedhur poshtë akuzat, por raportohet se gjykatat kineze nuk janë të pavarura dhe praktikisht është pritur vendimi për fajësinë e tij.Rënia e politikanit Bo Xilai kishte filluar me vrasjen e një biznesmeni britanik nga bashkëshortja e tij dhe kishte vazhduar me dezertimin e një ndihmësi të afërt të tij, i cili kishte shkuar në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara, me informacion për rastin e vrasjes, pak para tranzicionit të udhëheqjes.