Tre ushtarë të NATO-s humbin jetën në Afganistan

Tre ushtarë të NATO-s u vranë në Afganistan kur një person i veshur me uniformën e forcave afgane të sigurisë qëlloi në drejtim të tyre.Zyrtarët afganë konfirmuan incidentin, duke thënë se sulmi u krye në provincën lindore Paktia.Të ashtu-quajturat “sulme të brendshme” në të cilat forcat afgane i kthejnë armët në drejtim të partnerëve të tyre të huaj, kanë shkaktuar një numër të madh viktimash në radhët e forcave ndërkombëtare në Afganistan.Sulmet ndodhin në një kohë kur forcat ndërkombëtare po stërvisin afganët të marrin në dorë përgjegjësit e sigurisë në vend, në përgatitje për tërheqjen e NATO-s vitin e ardhshëm.Në një deklaratë, NATO-ja tha se po bashkëpunon me zyrtarët afganë për të analizuar incidentin e djeshëm. Në përputhje me politikat e NATO-s, shtetësitë e viktimave nuk u bënë të ditura.