Bangladesh, Muhammad Yunus akuzohet për evazion fiskal
Fituesi i çmimit Nobel Muhammad Yunus akuzohet në Bangladesh për evasion fiskal.Qeveria në Bangladesh ka deklaruar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Yunus, në lidhje me parregullsitë me taksat.Akuzat datojnë për periudhën kur Yunus ka qenë drejtori i menaxhimit të organizatës mikro-financiare, “Grameen Bank” por Yunus i mohon akuzat.Mbështetësit e tij kanë thënë se akuzat, ashtu si dhe largimi i tij nga “Grameen Bank”, janë të motivuara politikisht.Pjesa më e madhe e akuzave ndaj Yunus lidhen me të ardhurat e tij jashtë vendit, përfshi çmimet vlerësuese dhe honoraret nga librat e tij.Qeveria thotë se këto fitime janë marrë pa lejen e nevojshme, teksa ka qenë kreu i një institucioni pjesërisht të zotëruar nga shteti.Sekretari i kabinetit qeveritar në Bangladesh, Musharraf Hossain Bhuiyan, tha për reporterët se kabineti ka vendosur të veprojë, pas një raportimi nga autoritetet fiskale të vendit, “Bordi Kombëtar i Të ardhurave”.Yunus ka sfiduar të gjitha akuzat ndaj tij. Në një deklaratë, pioneri i mikrokredive tha se ai ka deklaruar gjithnjë të ardhurat e tij dhe ka respektuar ligjin gjatë kohës që ka qenë i përjashtuar nga taksat.