Zgjidhje diplomatike për Sirinë ? Pritet vendimi i Assad për të dorëzuar armët

Mbështetja e Rusisë së propozimit amerikan që Siria t’idorëzojë komunitetit ndërkombëtar armët kimike ka zgjuar shpresën për një zgjidhje të mundshme të konfliktit.Pranimi i këtij propozimi që është mirëpritur edhe nga zyrtarët sirianë do të shmangte një ndërhyrje ushtarake të pritshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se propozimi i Rusisë ishte konkret, përfshin komunitetin ndërkombëtar që do të marrë në dorëzim të gjitha armët kimike të Sirisë, t'i vendosë në një vend të sigurtë e më pas t'i shkatërrojë.Lavrov shtoi se i kishte bërë këtë propozim homologut të tij sirian gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë dhe se ndodhej në pritje të një përgjigje të shpejtë nga ana e tij. Nga ana tjetër, Ministri i jashtëm sirian Walid Moallem tha se vendi i tij e mirëpret propozimin."Republika arabe e Sirisë e mirëpret këtë iniciativë të Rusisë dhe ne kemi besim te zgjuarsinë e Moskës që po tenton të parandalojë një sulm amerikan ndaj popullit tonë", tha ai.Propozimi që Siria t’i dorëzojë komunitetit ndërkombëtar armët kimike si një mundësi për të shmangur sulmet u parashtrua nga Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri, vetëm pak orë para se Kongresi amerikan të mblidhet për të votuar nëse do të lejojë apo jo ndërhyrjen në Siri. Duke komentuar zhvillimet e orës së fundit një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni mbeten mosbesues ndaj regjimit sirian.