Lady Gaga publikon "Swine"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2013, 14:44
Lady Gaga ka publikuar një pjesë të këngës së saj të re "Swine", nga albumi i ri i pa publikuar, "Artpop".
Këngëtarja postoi një video të përgatitjeve të performancës së saj në iTunes festival që do të mbahet të dielën në Londër dhe ku ajo do të performojë për një orë këngët e saj të reja.
Në video ajo shihet duke vallëzuar përreth instrumenteve përderisa është e rrethuar nga muzikantët e tjera.

Gaga ka konfirmuar tashmë se ajo ka edhe një vazhdim të këngës "Telephone" në albumin e ri dhe një këngë kushtuar disenjatores Donatella Versace, të titulluar "Donatella".