Paris Hilton, tani DJ rezidente në Ibiza

Paris Hilton ka nënshkruar një marrëveshje multimilionëshe për të qenë DJrezidente e klubit të natës Amnesia në Ibiza.Trashëgimtarja e hoteleve e ka nënshrkuar kontratën për vitin 2014, pas performancës së saj të suksesshme kohë më parë në po të njëjtën rivierë.Klubi i natës legjendar Amnesia nuk e ka bërë të ditur shumën të cilën do t'ia paguajë bukuroshes, por menjëherë e ka kërkuar për vitin e ardhshëm pas performancave të saj të mrekullueshme në festat me shkumë gjatë kësaj vere.Vet pronari i Amnesias kishte refuzuar që të nënshkruajë me Parisin, e cila vazhdimisht verës frekuenton Ibizan, por pranon që ajo e ka mahnitur."Numri i njerëzve që erdhën në klub ishte rritur dhe fjala e mirë u shpërnda në gjithë Ibizan. Ishte fenomenale", deklaroi pronari i klubit Amnesia në TMZ.