India miraton ligjin, 24 mld $ për të siguruar ushqim për të varfrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2013, 09:29
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Indisë ka kaluar një program prej 24 miliardë dollarësh për të siguruar ushqim për të varfrit.Ligji për Sigurimin e Ushqimit është miratuar pas nëntë orësh debat.Skema ishte një premtim zgjedhor, i bërë nga partia në pushtet, dhe zbatimi i saj pritet ta ndihmojë atë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.Programi do të ofrojë drithëra me çmim të ulët. Ai synon të japë 5 kg grurë të subvencionuar çdo muaj për rreth 800 milionë njerëz të varfër.Me 1.24 miliard banorë, India është vendi i dytë më i populluar i botës, pas Kinës.