Aurela Gaçe vjen me albumin "Paraprakisht"

Plot 11 këngë me rryma të larmishme ashtu siç edhe paraqitet vetë këngëtarja Aurela Gaçe surprizuese për publikun , vijnë në albumin më të ri me titull "Paraprakisht".Një mix rrymash muzikore, R&B, hip-hop,dance, balade duke ju përshtatur më së miri të gjitha grupmoshat.Në këtë album krahas këngëve si "Origjinal" e cila tashmë është bërë një hit, asaj "Kesh", Tranzit, apo “Boom Boom Boom” sjell pas 11 vitesh bashkë me kompozitorin Adrian Hila " Baladë dashurisë së përjetshme". Bashkë më larmishmërinë e rrymave vijnë edhe bashkëpunimet e Aurelës në këtë album me këngëtarë shqiptarë dhe kosovarë.Ky është album i saj i 6-të i shoqëruar edhe me videoklipe të reja të reja, këngët do të promovohet live ne një koncert në datën 20 korrik dhe del në shitje pas 1 jave.