Rita Ora merr duartrokitjet e fansave në Las Vegas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2012, 12:32
Fama dhe suksesi për këngëtaren me origjinë kosovare Rita Ora, po rriten çdo ditë e më shumë. Ora ka performuar në Las Vegas duke bërë që të pranishmit të këndonin dhe të kërcenin nën ritmet e këngëve të saj.Këngëtarja është në pritje të publikimit të albumit të saj të parë me titullin O.R.A, i cili pritet të jetë mjaft i sukseshëm dhe i kërkuar, duke gjykuar edhe nga fama e deritanishme e Ritës.