Egjipti kthehet me protesta paqësore
Pak ditë pas aksionit të dhunshëm të forcave të ushtrisë Egjitpiane për shpërbërjen e Vëllazërisë Myslimane, mbështetësit e Presidentit të rrëzuar egjiptian, Mohamed Morsi, organizuan protesta "të Premten e Dëshmorëve" të cilat nuk kujtonin demonstratat masive të fundit ku humbën jetën mbi 1000 persona.Protestuesit kishin njoftuar të Premten 28 "marshime paqësore", pas namazit të drekës, por me shumë vështirësi u kryen vetëm disa nga ato me qindra njerëz në Kajro.Sipas zyrtarëve në vend kjo i atribuohet çorganizimit të radhëve të Vëllazërisë Myslimane, pasi udhëheqësit e rëndësishëm të kësaj lëvizjeje janë burgosur ditët e fundit pas eskalimit të shtypjes nga ana e ushtrisë.Udhëheqësit e paktë që nuk janë nëpër qeli, mbajnë qëndrim të kujdesshëm ndërsa anëtarë të tjerë thonë se lëvizja është e paralizuar, pasi ata nuk marrin ushëzime "të shkruara" për organizimin e demonstratave dhe transportimin e pjesëmarrësve me autobusë nga krahina të ndryshme, ndërsa dhe telefonatat e tyre përgjohen. Shumica e përkrahësve të ish presidentit islamik kanë frikë të dalin përsëri në rrugë, duke e ditur se pushteti i ri, e udhëhequr de facto nga ushtria, ka treguar se ajo nuk heziton të urdhërojë policinë të hapë zjarr të drejtpërdrejtë kundër kundërshtarëve demonstrues.Megjithatë, vendimi i së Enjtes, për lirimin me kusht të ish presidentit, Hosni Mubarak, shtoi frikën e egjiptianëve se ushtria është duke u përgatitur për të ringjallur rregjimin e Mubarakur dy vjet pas kryengritjes popullore që i dha fund sundimit.Rrugët kryesore në kryeqytet gjatë se Premtes në mëngjes mbetën të mbyllyra nga tanket e ushtrisë dhe barrikadat e policisë. Qindra njerëz marshuan në Kajro, duke filluar nga xhamitë drejt qendrës, dhe duke thirrur parrulla kundër shefit të forcave të armatosura, Abdel Fatah al-SISI. Gjithashtu ata thërrisnin slogane kundër shtetrrethimit i icili është ende në fuqi, në bazë të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria javën e kaluar.Sipas gazetës shtetërore “al-Ahram”, policia përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit vetëm në Mansoura, në deltën e Nilit. 25 persona u plagosën në përleshjet midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të qeverisë në qytetin Tanta, dhe në Delta, ku policia arrestoi 20 përkrahës të Vëllazërisë për armëbajtje pa leje.