Marina Luftarake Amerikane, shton praninë në Mesdheun lindor

Ushtria amerikane po përforcon zërat për një ndërhyrje të mundshme në Siri nëse vërtetohen pretendimet për sulme me armë kimike ndaj popullit civil. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se Pentagoni është duke lëvizur më afër forcat në Siri për shkak të tensioneve në rritje të konfliktit atje. Hagel nuk dha hollësi, por raportet e mediave bëjnë me dije se marina luftarake amerikane ka përforcuar praninë e saj në Mesdheun lindor.Hagel tha se Presidenti Obama i kishte kërkuar Pentagonit një gamë të gjerë zgjidhjesh në Siri, pas presioneve në rritje ndaj SHBA-ve për ndërhyrje."Departamenti i Mbrojtjes ka përgjegjësinë për ti siguruar presidentit opsione për të gjitha të papriturat," tha ai "Kjo kërkon që ne të përgatisim forcat tona në mënyrë që të jenë në gjendje për të kryer opsione të ndryshme. Çfarëdo opsion që presidenti mund të zgjidhë".Më parë, zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se një anije luftarake amerikane e pajisur me raketa është urdhëruar të qëndrojë në Detin e Mesdheut lindor.Të premten, Presidenti Barak Obama tha se akuzat e reja për sulme me armë kimike të përdorura nga qeveria siriane këtë javë është një "shqetësim i madh".Ndërsa aleati kryesor i Sirisë Rusia tha se "ka prova gjithmonë e më të shumta që sulmi kimik është kryer prej kryengritësve". Opozita siriane, megjithatë, ka thënë se qindra persona midis tyre fëmijë të moshuar dhe gra vdiqën nga një sulm i qeverisë së Basar Al Assad jashtë Damaskut të Mërkurën.Pavarësisht thirrjeve nga shumë vende të ndryshme, nuk ka asnjë shenjë ende nëse autoritetet siriane do të lejojnë ekipin e inspektorëve të OKB-së për të hetuar akuzat e fundit mbi përdorimin e armëve kimike që lanë të vrarë mbi 1300 njerëz.Ndërkaq një zyrtarë amerikan tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se Këshilltarët e Sigurisë së presidentit amerikan Barack Obama pritet të takohen këtë fundjavë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi mundësitë e veprimit amerikan, duke përfshirë edhe një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Megjithatë sipas tij nuk pritet që të merret menjëherë një vendimi për ndërhyrje të Amerikës.