Mubarak lihet i lirë

Lirohet nga akuzat për korrupsion ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak. Një gjykatë egjiptiane ka urdhëruar lirimin e tij nga burgu ndërsa ende nuk është e qartë nëse do të dalë të Mërkurën.Aktualisht është e paqartë nëse prokurorët do të apelojnë kundër vendimit në lidhje me shkarkimin nga akuzat për rastin e korrupsionit.Avokati i 85-vjeçarit Mubarak, pret megjithatë, lirimin e klinetit të tij "ndoshta ditën e Enjte", një rast ky i cili mund të nxisi më shumë situatën e tensionur  në Egjipt, pas rrëzimit të pasardhësit të tij islamist, presidentit, Mohamed Morsi."Gjykata vendosi ta lirojë atë," tha avokati Farid El - Didi ndërsa dilte nga burgjet në Kajro, ku u mbajt seanca dëgjimore.Gjykata egjiptiane pranoi dhe rastin e katërt dhe të fundit për korrupsion pasi më parë ajo kishte urdhëruar lirimin e tij me kusht në tre raste të tjera.Mubarak akuzohej  për marrjen e dhuratave të paligjshme nga ministri i tij informative. Avokati i tij ka argumentuar  se klienti i tij duhet të lirohet, pasi Mubarak  i ka kthyer prapa 600,000 dollarët që ka marrë.Ndërsa rastet e tjera përfshijnë një akuzë tjetër, korrupsioni dhe vrasje të dyshuara të protestuesve, gjatë revoltës popullore të vitit 2011, e cila ka çuar në rrëzimin e qeverisë së Mubarakut.Vitin e kaluar, Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm për vdekjen e 800 protestuesve, megjithatë gjykata pranoi ankesën e tij më parë gjatë këtij viti dhe urdhëroi një rigjykim. Seanca e ardhshme do të mbahet më 25 Gusht.Ndërkaq lirimi i ish-diktatorit shihet si një armë e fuqishme për Vëllazërinë Myslimane në luftën e tyre kundër regjimit të ri, të cilin e karakterizojnë "kundërrevolucionare". Për këtë arsye, analistët thonë se qeveria tranzitore do të bëjë gjithçka që mundet për të bllokuar lirimin e Mubarakut.