Shpërndahet parlamenti, Çekia shkon në zgjedhje të parakohëshme

Ligjvënësit çekë kanë votuar për shpërbërjen e parlamentit, duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.Ky hap i jep fund krizës politike, të shkaktuar në qershor, nga kolapsi i qeverisë së qendrës së djathtë për shkak të korrupsionit.Në votimin e së martës, 140 ligjvënës nga 200 sa ka Dhoma e Ulët kanë mbështetur propozimin për shpërbërje të parlamentit, i cili është paraqitur nga tri partitë më të mëdha politike.Presidenti Millosh Zeman tani duhet të miratojë formalisht shpërbërjen dhe të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 60 ditësh.Ai tashmë ka propozuar që zgjedhjet të mbahen më 25-26 tetor, ndërkohë që zgjedhjet e rregullta kanë qenë të planifikuara për maj të vitit 2014.