Merkel viziton një ish-kamp nazist në jug të Gjermanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2013, 09:27
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar mbetjet e kampit nazist të përqendrimit Dachau, në jug të Gjermanisë.Në këtë kamp, nazistët kanë vrarë mbi 43,000 njerëz, nga viti 1933 deri më 1945.Vizita e Merkelit mbremen e se martes ishte e para nga një kancelar gjerman në Dachau. Ajo ka thënë se ka shkuar atje me ndjenjë të turpit dhe dëshpërimit.“Ajo çfarë ka ndodhur në kampet e përqendrimit ka qenë dhe vazhdon të jetë e pakuptueshme”, ka thënë Merkel.Të shtunën, kancerlarja gjermane ka thënë se anti-semitizmi dhe racizmi mbeten kërcënime për demokracinë në Evropë.