Japoni, rregullatori bërthamor jep alarmin për rrjedhjen e gazit në Fukushima

Rregullatori bërthamor i Japonisë ka thënë se një rrjedhje e ujit toksik në centralin Fukushima është më serioze seç është menduar.Autoriteti i Rregullatorit Bërthamor e ka klasifikuar sot atë si “incident serioz”. Operatori i uzinës ka thënë se rreth 300 ton ujë të kontaminuar me nivele shumë të larta të rrezatimit kanë rrjedhur nga një tank i magazinimit në Fukushima.Ky central ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011, të cilat kanë shkaktuar rrjedhje radioaktive.