Liban dy shpërthime, humbin jetën 42 persona

Të paktën 43 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën në dy shpërthimet që ndodhën pothuajse njëkohësisht të Premten në dy xhamitë e Tripolit, në veri të Libanit, njoftuan autoritetet në vend.Ndërsa Kryqi i Kuq dhe lëvizja e Gjysmëhënës së Kuqe në Liban njoftuan se më shumë se 500 janë plagosur. Sulmet,që janë cilësuar si më të përgjakshmet që kanë ndodhur në Tripoli pas përfundimit të luftës civile në Liban, kanë ndodhur ndërsa besimarët po largoheshin pas namazit të së Premtes.Shpërthimi i parë ndodhi në xhaminë sunite el- Takva në të cilën u vranë të paktën 14 persona. I ndjekur nga një shpërthim i dytë jashtë xhamisë Al Salam që sipas Ministrisë së Brendshme në Liban shpërtheu një makinë e ngarkuar me 100 kilogramë eksploziv. Një reporter i agjencisë së lajmeve “Reuters” i cili ishte në zone, tha se krateri që u krijua kishte thellësi prej 2.5 metra dhe 4 metra në diametër. Dyshemeja e xhamisë ishte e mbuluar me gjak, dhe rruga jashtë e nxirë nga shpërthimi.Pranë xhamisë el-Takva persona të armatosur dolën në rrugë dhe filluan të shtënat në ajër, ndërsa të tjerë hodhën gurë kundër ushtarëve libanezë.Ish-kreu i sigurisë së brendshme, Ashraf Rifi, ka paralajmëruar se re të zeza dhune po mblidhen në qiellin Liban."Ende jemi në fillim të stuhisë dhe ne duhet të mbetemi vigjilentë dhe të përpiqemi  për të mbrojtur kombin "tha ai.Lufta në fqinjët sirian të Libanit ka ngritur tensionet sektare midis myslimanëve suni të qytetit dhe të komuniteteve Alevitë.Sipas mediave vendasit kanë akuzuar qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad dhe organizatën  shiite Hezbollah për dy shpërthimet për shkak se kjo e fundit ka kërkuar ti bashkohet kryegritësve sirian në luften kundër regjimit të Assad. Hezbollahu, megjithatë, në një deklaratë të lëshuar ka dënuar sulmet dhe shprehu solidaritetin ndaj viktimave, duke thënë se ata u sulmuan në "një përpjekje për të zhytur  Libanin në kaos dhe në shkatërrim."