Siri, Obama: Sulmet me armë kimike shqetësim madhor
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shrehur të Mërkurën se është koha për të vendosur për Sirinë dhe Egjiptin. Presidenti amerikan duke folur për rrjetin televiziv “CNN” tha se ka ndërmend të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me situatën në të dy vendet.Obama, tha se dyshimet e përdorimit të armëve kimike në sulmin e së Mërkurës në Siri është një "ngjarje e madhe që ngre një shqetësim madhor". Obama theksoi se po pret nga zyrtarët informacione rreth njofimeve, dhe në qoftë se ato vërtetohen atëherë situata do të kërkojë kujdesin e Amerikës si dhe kujdesin e gjithë komunitetit ndërkombëtar.Sipas presidentit amerikan "Interesat thelbësore të Shteteve të Bashkuara, janë të përfshira tani me luftën civile në Siri, si sigurimi që armët e shkatërrimit në masë të mos jenë të përfshira dhe nevoja për të mbrojtur aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe bazat në rajon.Ndërkohë, aleati kryesor i Sirisë, Rusia, i bëri thirrje të bashkëpunojë me ekspertët e OKB-së dhe t'i lejojë ata të hetojnë dyshimet për përdorimin e armëve kimike pranë Damaskut nga forcat e ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad.Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ranë dakort gjatë një telefonate se pretendimi i opozitës siriane duhet të jetë objektiv i hetimit. Rusia tha gjithashtu se rebelët që kundërshtojnë qeverinë siriane duhet të garantojnë kalim të sigurtë për misionin e OKB-së.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se çdo përdorim i armëve kimike në Siri do të cilësohej si "krim kundër njerëzimit" që do të rezultonte në "pasoja serioze". Ban tha se OKB i ka kërkuar zyrtarisht Sirisë të lejojë personelin e saj të hetojë skenën e sulmit të së Mërkurës ku dyshohet se u përdorën armë kimike.Edhe qeveria britanike beson se regjimi i presidentit Bashar al-Asad është përgjegjës për sulmin, tha të Premten Ministri i Jashtëm, William Hague.Por, pavarësisht thirrjeve nga shumë vende të ndryshme, nuk ka asnjë shenjë nëse Damasku do të lejojë ekipin e inspektorëve të OKB-së, të cilët ndodhen në vend që prej së Dielës, të hetojnë akuzat.Ndërkaq të Premten, agjencitë e OKB-së thanë se numri i fëmijëve të detyruar të largoheshin për Sirinë kishte arritur në një milion. Agjencia e OKB-së për Refugjatë dhe Unicef e përshkruajnë situatën si "një piketë të turpshme", dhe thonë se edhe dy milion fëmijë janë të zhvendosur brenda Sirisë.